Skadon afati i kasave, gati gjobat

12/07/2009 09:40

Data 1 qershor ka gjetur pjesen me te madhe te bizneseve VIP dhe me TVSH, qe operojne ne Tirane, pa pajisjen fiskale.

Skadimi i afatit (31 maj) detyron tatimoret qe te nisin fushaten e gjobave qe shkojne deri ne 1 milion leke te vjetra. Mesohet nga te dhenat operative permes pese shoqerive te autorizuara nga Ministria e Financave, se rreth 30 per qind e bizneseve VIP dhe ato me TVSH qe e ushtrojne aktivitetin ne rajonin e Tiranes, nuk e kane te vendosur kasen fiskale.

Vetem dy prej shoqerive kane mundur te shesin rreth 1600 pajisje fiskale, ndersa tri te tjerat rreth 300, ne nje kohe qe jane rreth 3 mije subjekte te medha. Disa biznese te medha kane marre deri ne 50-60 kasa fiskale secila, per pasoje, diferenca e mbetur e subjekteve pa pajisjen qe kontrollon xhiron e aktivitetit ditor, eshte teper e madhe.
Vete shoqerite pranojne fenomenin e “minutes se fundit”, ku shume biznese kerkuan vendosjen e pajisjes fiskale ne dy dite para skadimit te afatit.

Ne morine e kerkesave, te pesta shoqerite e autorizuara nuk kishin mundesine e permbushjes se detyrimit, per vete afatin 30 ditor qe kerkon vendosja e aparatit, bashke me pajisjet e tjera shtese.
Situata me vendosjen e kasave nuk duket dhe aq optimiste, pasi jane verejtur shume veshtiresi, te cilat lidhen me se shumti me mentalitetin e biznesit. Duke qene se shume aktivitete private jane “djegur” me kasat e vendosura ne vitet ‘94-‘95, procesin e tanishem e shikojne me mjaft dyshim. Shoqerive te autorizuara u duhet te bindin biznesin per vendosjen e pajisjes, e me pas per t’i trajnuar ato.

“Disa biznese nuk kane pasur para per blerjen e pajisjes, duke na detyruar te lidhim marreveshje me bankat per te dhene kredi, permes kontratave qe kemi me subjektin qe do te vendose kasen fiskale. Ka te tjera biznese qe kane marre pajisjen, por nuk kane dhene parate”, shprehet per gazeten njera nga pese shoqerite e autorizuara me ligj per vendosjen e kasave fiskale.
Ne rang vendi numerohen rreth 100 mije biznese, te cilat brenda vitit 2010, duhet te kene me detyrim sherbimin e kases fiskale. Tregu cilesohet mjaft fitimprures per pese shoqerite qe kane fituar tenderin dy vjet me pare per vendosjen e pajisjeve fiskale, por ata nuk duken shume optimiste, per vete problemet qe jane hasur ne terren. Per ta nuk mjafton vendimi i qeverise qe i detyron bizneset per te blere dhe vendosur kasen sipas afateve, sesa terreni dhe kultura ku punohet.

Nga ana e tyre, vet bizneset kane kundershtuar cmimin e pajisjes, e cila ne te shumten e rasteve arrin ne 500 euro, ndersa ka te tjera pajisje me te specifikuara me cmim 3 mije euro. 
 

 

Top Channel