Numerimi i Fierit, PS ne avantazh ne dy kuti

12/07/2009 13:30

Ne kutine nr.3006 qe i perket KZAZ-se 18, Partia Socialiste ka 301 vota, Partia Demokratike 226 dhe Levizja Socialiste per Integrim 22. Ne kutine me numer 3017, PS ka marre 124 vota, PD 94 dhe LSI-ja 17. Pasi jane numeruar keto kuti, ngelen per t’u numeruar edhe 6 te tjera.

Per te numeruar 8 kutite, KQZ ka ngritur dy grupe ndihmese me punonjes te administrates, nderkohe qe anetaret e KQZ-se dhe vezhguesit e partive, mund te afrohen dhe te kqyrin fletet ne cdo moment. Fillimisht kqyren kutite e materialeve zgjedhore dhe me pas numerohen fizikisht kutite e fleteve te votimit.

Nga rezultati i ketyre kutive do te varet nese Partia Socialiste do ta marre apo jo mandatin e 9-te ne Fier, duke ia zbritur mandatet Partise Demokratike nga 7 ne 6.

Top Channel