KQZ, numerohen tre kuti, PS ne avantazh

12/07/2009 16:05

Kutite e kontestuara te Fierit jane gjithsej 10. Prej tyre vetem 8 kuti per t’u numeruar, kurse 2 kuti te tjera, te cilat ishin numeruar nga grupet e numerimit, por rezultatet e tyre nuk ishin marre parasysh nga KZAZ-ja, KQZ vendosi t’i fuse ne tabelen permbledhese te rezultatave te qarkut Fieri.

Numerimi filloi rreth ores 10:45, ne sallen e mbledhjeve te KQZ-se.

Per te numeruar 8 kutite, KQZ ngriti dy grupe ndihmese me punonjes te administrates, nen vezhgimin nga afer te anetareve te KQZ-se dhe vezhguesve te partive.

Deri ne oren 14:45 u numeruan tre kuti, qe dhane keto rezultate:

Ne kutine  Nr. 3006 qe i perket KZAZ-se 18, Partia Socialiste ka 301 vota, Partia Demokratike 226 dhe Levizja Socialiste per Integrim 22. Ne kutine me numer 3017, PS ka marre 124 vota, PD 94 dhe LSI-ja 17. Ndersa nga numerimi i kutise numer 3027 te KZAZ-se numer 18 te qarkut te Fierit, PS kryeson me 134 vota ndaj 88 te PD-se dhe 14 te LSI-se.

Ne fakt shperndarja e mandateve do te behet nga votat qe kane marre koalicionet, por kjo prirje e shperndarjes se votes mes dy partive te medha, reflektohet edhe te partite e vogla ne tre kutite e para.

Ne nje moment te caktuar, perfaqesuesi i Partise Demokratike, Njazi Kosovrasti propozoi qe rezultatet e QV-ve 3006 dhe 3017 te mos perfshihen ne tabelen permbledhese te rezultateve.

“Mungesa ne keto 315 fletevotimi te stemes se republikes lind dyshimin se c’jane keto flete te futura ne kuti”, eshte shprehur Kosovrasti.

Vendimi u la per t’u marre me vone nga KQZ. Numerimi i pese kutive te mbetura u la per te rifilluar ne oren 17:00.

Top Channel