Konkurrenca, gjobiten dy shoqeri nafte

12/07/2009 09:25

Autoriteti i Konkurrences ka gjobitur dy shoqeri importi karburanti me 2 per qind te xhiros vjetore, referuar vitit 2008.

Vendimi eshte marre si rezultat i hetimit te nisur kohe me pare mbi tregun e karburanteve ne vend, nga ku u shfaqen shenja te mungeses se konkurrences. Ne hetim ishin perfshire shtate shoqeri lider ne treg, nga 42 qe jane gjithsej, por masa e ndeshkimit ka ardhur vetem per dy prej detyre.

Mesohet gjithashtu se hetimi do te vijoje deri ne zbardhjen e plote te menyres sesi ka funksionuar tregu i karburanteve pergjate vitit 2008. Autoriteti i Konkurrences eshte rezervuar te jape informacione me te detajuara, por garanton se procesi i monitorimit te tregut do te zgjase dhe me tej.

Deri tani, eshte vertetuar se dy shoqeri kane abuzuar me pozitat e tyre ne treg, duke fiksuar cmimet e karburantit, per pasoje, sipas ligjit, ndeshkimi me gjobe duhet te ishte 2 deri ne 10 per qind te xhiros vjetore. Autoriteti i Konkurrences vendosi masen e 2 perqindeshit, e konvertuar ne vlere, llogaritet rreth 2 milione dollare. 

 

Top Channel