Ne pritje te gripit, reanimacioni pa dhoma

10/07/2009 14:55

Ne Spitalin Infektiv, aty ku do te priten edhe rastet e para te te prekurve nga virusi H1N1, nuk ka dhoma  te mjaftueshme per rastet e para.

“Mund te mbulojme 10 veta diten e pare. Jemi pergatitur qe rastet e para t’i hospitalizojme, por popullata duhet te jete e pergatitur per rastet qe do te menaxhohen ne shtepi”, u shpreh dr. Pellumb Pipero.

Specialistet thone se kane kapacitete per te pritur 10 persona, por   realisht gazetaret e Top Channel pane vetem dy nga dhomat, ku do te qendrojne te prekurit e pare, nderkohe qe ne reanimacion nuk u lejuan te hyjne.

Personeli sqaron se godina e reanimacionit eshte ne rikonstruksion dhe rastet emergjente te infektivit priten ketu.

Mjeket specialiste pohojne se ne Shqiperi edhe mund te kete raste te prekura me virusin H1N1 por te pakonfirmuara. Shenjat e para nuk jane vetem temperatura e larte dhe kola, por edhe te vjellat dhe diarreja.

OBSH rekomandon qe strukturat e shendetesise te jene te pajisura me nje sasi tamifluje qe perben 25 % te popullsise por eshte e domosdoshme edhe marrja e vaksines, e cila eshte e kushtueshme.

Top Channel