KQZ shqyrton sot ankimimin per Fierin

10/07/2009 08:45

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do te marre ne shqyrtim sot pasdite kerkesen ankimore te Partise Socialiste per hapjen e nente kutive te Qarkut te Fierit.

Dje, ky komision hodhi shortin duke percaktuar si relator te çeshtjes anetarin Pandeli Varfi. Ankimimi ka te beje me kerkesen ankimore qe mban numrin 19 te dorezuar nga Partia Socialiste me firmen e sekretarit per çeshtjet ligjore ne seline roze, Fatmir Xhafaj.

Kater faqe te pergatitura nga juristet e kesaj partie arsyetojne gjere e gjate kerkesen ankimore edhe pse eshte e nevojshme hapja e ketyre nente kutive. Kjo kerkese kundershton vendimet e ndermjetme te KZAZ-ve si dhe vendimin e KQZ-se per nxjerrjen e rezultatit te votimit ne zonen zgjedhore te Qarkut te Fierit. Si material sqarues jane kopjet e vendimeve perkatese te KZAZ-ve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi disa dite me pare te miratoje tabelen perfundimtare te rezultateve te Qarkut te Fierit pa perfshire rezultatin qe mund te dale nga keto nente kuti. Per te arritur objektivin e hapjes dhe numerimit te fleteve qe ndodhen brenda tyre, PS ka bere ankimimin e vendimit te KQZ si te vetmen menyre per te zyrtarizuar mandatin e nente ne Qarkun e Fierit.

Sakaq, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijoi dje me shpalljen e mandateve midis koalicioneve. Pasi u dha fund miratimit te tabelave te rezultateve ne 12 qarqet e vendit, anetaret nisen nga puna per te miratuar mandatet qe i takojne seciles parti ne baze te rezultatit qe ka. Keshtu ne Kukes, nga 4 mandate; 3 mandate i ka fituar Partia Demokratike dhe 1 Partia Socialiste.

Ne Korçe, 6 mandate Partia Socialiste dhe 6 mandate Partia Demokratike; ne Gjirokaster, 3 mandate Partia Socialiste dhe 2 mandate Partia Demokratike. Veç shpalljes se mandateve mes koalicioneve, KQZ do te vijoje paralelisht shpalljen e mandateve edhe brenda koalicionit sipas formules se bazuar ne Kodin Zgjedhor. Njekohesisht, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijoi me miratimin e tabelave te rezultateve te zgjedhjeve ne dy qarqet e fundit, Lezha dhe Fieri.

Ashtu si ne rastet e qarqeve te tjera, edhe ketu votimi mes anetareve ishte me 4 vota pro te anetareve te propozuar nga e djathta dhe 3 vota kunder te anetareve te propozuar nga e majta.

Ne rastin e tabeles se Qarkut te Lezhes, pati debate mes anetareve. Kjo sepse ne KZAZ 37 te ketij qarku nuk ishte perfshire ne rezultatin perfundimtar rezultati i 11 kutive votimit. Nenkryetarja e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Deshira Subashi, kerkoi qe ne tabele te perfshiheshin rezultatet e ketyre 11 kutive.

Kerkesa e saj u kundershtua nga perfaqesuesi juridik i PD-se, Njazi Kosovrasti, i cili deklaroi se rezultati nuk eshte perfshire ne tabele per shkak se komisioneret e PS nuk pranuan te firmosnin pasi vune re fitoren e PD-se ne kete zone. Edhe ne Qarkun e Vlores u vune re disa probleme. Ne nje prej KZAZ te ketij qarku nuk ishte perfshire rezultati i nje kutie votimi dhe serish Subashi kerkoi perfshirjen ne tabele. Dy problemet e verejtura gjate shqyrtimit te tabelave perfundimtare ishin mungesa e nje vendimi perfundimtar nga KZAZ ose mosperfshirja e te gjitha kutive ne tabele.  
 

Top Channel