KQZ ndan mandatet per qarkun e Dibres

10/07/2009 20:40

KQZ ndau mandatet per qarkun e Dibres, 4 per Partine Demokratike dhe 2 per partine socialiste.

Por ky moment rinxorri edhe njehere ne pah ceshtjen e dy mandateve, kur KQZ i dha mandatin e deputetit Bedri Hoxhes, per te cilin perfaqesuesi i PS-se tha se nuk e kishte dhene doreheqjen si kryetar i Bashkise se Klosit.

“Keta persona qe nuk kane dhene doreheqjen nuk mund te perfitojne mandate ne Kuvend”, ka deklaruar Genc Gjoncaj.

Por perfaqesuesi i PD, Njazi Kosovrasti deklaroi se kandidatet e PD e kane dhene te gjithe doreheqjen nga postet e tyre.

“Perfaqesuesit e PD te rrijne te qete, pasi te gjithe e kane dhene doreheqjen ne momentin e duhur”, ka pohuar Kosovrasti.

Rasti i zotit Bedri Hoxha ishte bere mediatik gjate fushates nga ankimimi i kandidatit socialist Qemal Minxhozi, i cili thoshte se zoti Hoxha perdorte burimet e bashkise per fushate.

Top Channel