Hastings: Zgjedhjet, te qeta e te rregullta

10/07/2009 20:05

Kongresmeni amerikan Alcee Hastings i ka vleresuar me nota pozitive zgjedhjet e 28 qershorit ne Shqiperi.

Ne nje interviste per VOA, Hastings ka deklaruar se ka vizituar personalisht qendrat zgjedhore ne Tirane dhe nuk ka verejtur asnje incident te rende.

“Vendi ka bere nje hap perpara. Mendoj se zgjedhjet u zhvilluan te qeta dhe me rregull, por pati disa probleme teknike si boja, mungesa e fleteve te votimit dhe votimi familjar qe nuk eshte ndonje gje e madhe. Vizitova vete 11 qendra votimi dhe nuk vura re asnje incident”, ka pohuar Hasatings.

Ai ka shtuar me tej se zgjatja e kohes per nxjerrjen e rezultatit nuk eshte ndonje problem i madh, por ka nenvizuar se, e rendesishme eshte qe procesi ka qene transparent.

Top Channel