Berisha, tur inaugurimesh dhe falenderimesh

10/07/2009 15:10

Kryeministri Sali Berisha ka nisur nje tur te ri inaugurimesh, te cilin po e shfrytezon njekohesisht edhe si tur falenderimi per shqiptaret, qe sic tha ai e votebesuan per here te dyte per te realizuar projektin e Shqiperise europiane.

Duke inauguruar sistemin elektronik nepermjet te cilit,qe sot e tutje do te jepet provimi per patentat, zoti Berisha u angazhua per luften kunder korrupsionit, si e vetmja menyre eficente per rritjen e te ardhurave.

“Shpesh me pyesin se ku do t’i gjej parate per projektet e medha te vendit. Pergjigjja ime e vetme eshte: nga lufta kunder korrupsionit”, u shpreh Berisha.

Ne kete menyre indierekte zoti Berisha duket se ka dhene edhe nje pergjigje negative per analistet perendimore te cilet besonin, se per shkak te krizes globale ekonomike, pasojat e e se ciles po ndjehen ne Shqiperi, vendi duhej t’i drejtohej per kredi Fondit Monetar Nderkombetar, sic kane bere disa nga vendet e rajonit.

Gjate turit te inaugurimeve zoti Berisha ka prekur serish premtimin kryesor te fushates elektorale, liberalizimin e vizave.

Me realizmin e ketij oprojekti te menaxhimit te kufijve, kryeministri Berisha tha se permbushej nje nga kushtet per liberalizimin e vizave.

“Nje hap shume i rendesishem eshte kontrolli i kufijve, kontribut thelbesor drejt liberalizimit te vitave qe eshte qellim madhor i vitit te pare te mandatit tone te dyte”, u shpreh Berisha.

Ne Durres kryeministri Berisha peruroi nisjen e punimeve per by pass-in e Durresit, nje investim prej 12 milione eurosh, qe nis tek mbikalimi i Shkozetit dhe perfundon tek mbikalimi i plepave.

Top Channel