Irani kercenon me shtypjen e protestave

09/07/2009 11:45

Qeveria iraniane kercenon gjithe protrestuesit qe kane ndermend te dalin ne rruge per te kundershtuar rizgjedhjen e Ahmadinexhad ne krye te shtetit.

“Nese dikush synon te kryeje aksione kunder-revolucionare dhe kunder sigurise do te shtypet nen kembet e popullit tone qe eshte vene ne alarm”, ka deklaruar guvernatori i Teheranit, Morteza Tamadon ne prag te nje proteste per te perkujtuar manifestimet e vitit 1999.

Ne vijim te deklarates, guvernatori drejtoi gishtin kercenues ndaj disa televizioneve qe u kane kerkuar iranianeve te dalin ne sheshe per te protestuar.

Top Channel