Haxhinasto: PS kerkon alibi per te fshehur humbjen

09/07/2009 21:45

Perfaqesuesi i LSI, Edmond Haxhinasto ka deklaruar se pas humbjes ne zgjedhje, PS po perserit retoriken e saj duke bere pergjegjese LSI-ne.

“Retoriken e PS e kemi degjuar edhe ne 2005-en kur tha se per shkak te LSI i humbi votat. PS vazhdon me fjalime kunder LSI duke e trajtuar ate si fajtore per faktin qe ka shkuar tek gjiri i Berishes”, ka pohuar Haxhinasto ne emisionin “Top Story” ne Top Channel.

Sipas tij, PS po perpiqet te gjeje nje alibi per humbjen ne zgjedhje, e cila nuk mund te coje kete subjekt politik drejt realitetit.

“Duhet te jemi serioze, sepse trajtimi i kesaj ceshtjeje ne kete menyre eshte perpjekje per te gjetur nje alibi, qe duke e adoptuar nuk ka asnje gjase qe kjo force politike t’i shikoje gjerat me realizem”, ka theksuar Haxhinasto.

Ai ka nenvizuar se shkak per prishjen e aleances se majte eshte bere vete PS, e cila miratoi nje kod zgjedhor posacerisht per te eleminuar LSI-ne.

“Ishte PS bashkeautore e ketij sistemi dhe LSI ka qene shume kritike ketu. PS synonte te eleminonte LSI-ne. LSI eshte nje parti me shume integritet dhe profil te qarte politik, ajo ka kerkuar nje kod zgjedhor gjitheperfshires pasi u monopolizua nga dy partite e medha. Berja e ketij kodi ka qene procedura me jotransparente e Kuvendit te Shqiperise”, ka deklaruar Haxhinasto.

Me tej ai u eshte kunderpergjigjur deklaratave te PS qe e ka cilesuar si te turpshem bashkimin e LSI me Berishen, duke kujtuar se ishin keto dy forca qe miratuan ndryshime te papranueshme kushtetuese.

“Bashkepunim i turpshem ishte ai Rama-Berisha, per te ndryshuar themelet e shtetit. Dhe tani PS na kritikon neve per bashkepunimin me Berishen. Kjo zgjedhje qe kemi bere eshte shume e pergjegjshme, pasi ky eshte detyrimi jone si force politike. Ajo qe na ben te lidhur dhe te detyruar eshte ai premtim qe u kemi bere qytetareve”, ka shtuar Haxhinasto.

 

Top Channel