Erseke, dy persona humbin jeten ne nje tragjedi

09/07/2009 21:55

Dy persona, nje prej te cileve 10 vjec,  humben jeten ndersa tre te tjere mbeten te plagosur rende nga shembja e nje magazine dritherash ne Erseke.

Ngjarja e rende ka ndodhur pasditen e se enjtes. Viktimat,  qe i perkisnin dy familjeve te komunitetit egjiptian, ishin futur ne ndertese per te mbledhur hekur dhe per ta shitur ate per skrap.

Gjate punimeve ata kane levizur nje prej kolonave qe mbante te ngritur ndertesen, e cila eshte rrezuar dhe i ka zene poshte ata.

Pasi kane degjuar zhurmen e madhe jane afruar banoret e zonave perreth te cilet kane nxjerre viktimat nga rrenojat,  Shpetim Shkozen 10 vjec dhe Fatjon Shkozen 21 vjec.

Te plagosur mbeten edhe Klodiani 8 vjec, Eltoni 12 vjec dhe Altin Shkoza 23 vjec, te cilet jane transportuar menjehere ne spitalin rajonal te Korces, ku ndodhen ne gjendje serioze per jeten.

 

Top Channel