Kriza gelltit te ardhurat e punetoreve shqiptare

08/07/2009 08:40

Java e pare e muajit korrik duket se ka nisur keq per minatoret e minieres se Bulqizes, me e madhja ne vendin tone.

Kjo per faktin se norma e punes per minatoret vagoniste eshte rritur me 50 per qind, pasi nga 3 vagone qe u kerkohej deri para korrikut, tani norma eshte bere 4.5 vagone, brenda nje turni pune.

Dhe çuditerisht nje rritje e tille e normes se vagonisteve ose thene ndryshe ulje page per ta me 50 per qind, ka ardhur fill pas zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit, kur gjate fushates elektorale te gjitha partite garuese ne keto zgjedhje u zotuan per permiresimin e kushteve te punes ne miniere, ndikim per rritjen e pagave te tyre dhe dhenien e statusit te minatorit.

“Jemi shume te zhgenjyer nga premtimet e partive ne fushate, pasi fill pas ketyre zgjedhjeve ne ndeshkohemi me ulje 50 per qind te pages, nderkohe qe na ishte premtuar rritje e saj”, thote Baki Bajraktari, nje nga minatoret vagoniste te kesaj miniere, qe ka 26 vjet qe punon ne kete miniere.

Me tej ai ka shtuar se eshte kerkuar sqarim per kete problem nga drejtori i minieres, Petrit Duva, por sipas tij rritja eshte bere pasi jane “afruar” frontet e punes.

“Nderkohe qe kjo nuk eshte e vertete pasi frontet largohen dhe jo afrohen gjate punes ne galeri, nje logjike e thjeshte kjo qe dihet prej gjithkujt, aq me teper prej nesh qe punojme ne miniere”, thote Bajraktari.

Top Channel