G8, Barack dhe Michelle mberrijne ne Itali

08/07/2009 11:05

I shoqeruar nga bashkeshortja e tij Michelle, presidenti amerikan Barack Obama ka mberritur pak caste me pare ne Itali, ku do te marre pjese ne samitin e G8.

Barack dhe Michelle kane zbritur nga bordi i Air Force One te kapur per dore dhe duke buzeqeshur.

Presidenti kishte veshur nje kostum te erret me nje kravate te kalter, ndersa zonja e pare nje fustan te verdhe, me nje lule jeshile.

Pritet qe shefi i Shtepise se Bardhe gjate qendrimit te tij ne Itali te zhvilloje nje takim koke me koke me kryeministrin Silvio Berlusconi.

Top Channel