Afganistan vriten 8 police

08/07/2009 21:45

Vriten tete police afgane dhe 8 te tjere jane rrembyer si pasoje e nje sulmi te talebaneve ne nje zone kufitare me Pakistanin.

Sipas autoriteteve lokale ekstremistet islamike kane sulmuar nje zyre te pushtetit vendor ne provincen e Nuristanit. Sulmi ka zgjatur disa ore dhe ne perleshje jane vrare edhe 21 rebele talebane.

Kufiri mes Afganistanit dhe Pakistanit eshte zona ku sulmet e talebaneve jane me te shpeshta megjithe operacionet anti talebane te ndermarra nga forcat e NATO-s dhe ushtria Pakistaneze.

Top Channel