Komisioni Europian, ne takimin e caktuar me 14 korrik ne Strasburg do te miratoje propozimin per vendosjen e Maqedonise, Serbise dhe Malit te Zi ne listen pozitive te Shengenit.

Kete lajm e konfirmuan mediat e rajonit, duke iu referuar dje burimeve nga Komisioni Europian.

Sipas burimit te njejte, synohet qe procedura te perfundoje deri me 30 nentor, kur ne takimin e Keshillit te Ministrave te Puneve te Jashtme duhet te miratohet vendimi qe liberalizimi i vizave per Maqedonine, Serbine dhe Malin e Zi te hyje ne fuqi me nje janar te vitit 2010.

Komisioni Europian te marten e ardhshme pas miratimit, propozimin per heqjen e vizave do t’ia dergoje keshillit te Bashkimit Europian dhe Parlamentit Europian, i cili duhet te jape mendim ne afat prej tre muajve.

Vetem pak dite me pare, ministri i Suedise per Migracionin dhe Azilin, vend i cili mori Presidencen e radhes te BE-se, tha se “nga mesi i muajit korrik, Komisioni Europian do te dale me propozime ligjore, te cilat do te mundesojne regjim pa viza deri ne fund te vitit 2009, per ato vende te cilat deri ne ate kohe do t’i realizojne kushtet e nevojshme per liberalizim”. Ketu besoj, shtoi ai, se perfshihen Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi”, theksoi ministri Tobias Bilstrom.

Ai pohoi se Serbise, i mbetet te zgjidhe çeshtjet per kontrollin e vijes kufitare me Kosoven, si dhe çeshtjen e dhenies se pasaportave per qytetaret e Kosoves. Ministri suedez tha me tej se presidenca suedeze e BE-se e njeh dimensionin rajonal te liberalizimit te vizave per Ballkanin Perendimor, por thekson se te gjitha vendet ne proces duhet te fitojne regjim pa viza kur t’i realizojne kushtet e nevojshme.

“Secili vend ka problemet e veta specifike, por permbushja e kushteve eshte kyç per gjithçka”, tha me tej ministri Bilstrom. Sipas analizave te diteve te fundit, vleresohet se Presidenca suedeze kesaj radhe do te jete thelbesore per Bashkimin Europian, me shume çeshtje te ndjeshme, duke filluar nga fati i Traktatit te Lisbones, nje karte e re e propozuar ne Bashkimin Europian, per te cilen shume lidere thone se eshte thelbesore per kontinentin nese synon te shtoje ndikimin ne skenen nderkombetare.

Me ekonomi ne renie, suedezet do te perballen me rezistence ne perpjekjet per te vendosur rend ne financat e derrmuara publike te ketij blloku, pastaj eshte edhe çeshtja e ndryshimeve klimatike dhe fakti nese Europa mund te imponoje nje konsensus perpara bisedimeve globale qe do te mbahen ne dhjetor.

Mbi te gjitha eshte ndjesia e pasigurise qe eshte krijuar per shkak te referendumit ne muajin tetor, kur Irlanda voton per here te dyte mbi Traktatin e Lisbones.

Tomas Klau, nga Keshilli Europian per Marredhenie me Jashte, ka thene se Traktati i Lisbones “eshte çeshtja me e madhe per suedezet dhe ata nuk kane asnje mundesi per te ditur se si do te perfundoje ky proces”.

Traktati i Lisbones synon t’i ndryshoje procedurat ne vendimmarrje dhe per te emeruar nje president te perhershem te Keshillit Europian, por per ta fuqizuar ate, duhet qe te 27 vendet anetare ta ratifikojne.

Top Channel