Meta: Zgjidhja e vetme, koalicion me PD-ne

07/07/2009 18:25

Kreu i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta ka folur me tone te ashpra ne konventen e jashtezakonshme te kesaj force ku do vendoset per koalicionin me PD-ne.

“Ne e dime shume mire cfare kemi bere qe te vendoset bashkepunimi nga Rama qe te mos humbte asnje vote e majte dhe progresiste. Ju i dini shume mire te gjitha inisiativat publike dhe jo publike qe jane refuzuar ne menyre skandaloze dhe arrogante nga Rama. Pse kishte frike Rama qe ne te kishim ate qe na takonte, te kimin anetarin e komisionit ne qendrat e votimit? Pse beri cdo marreveshje me Berishen duke na lene ne greve urie vetem qe te mos kishim syrin tone qe te ruanim votat?”, u shpreh Meta.

Ne vijim, ai akuzoi PS-ne, duke thene se kjo parti ka shpenzuar shume te medha per te marre votat e LSI-se, qe sipas tij kerkonin ta zhduknin si parti. “E gjithe fushata e diteve te fundit u perqendrua ne nje agresion korruptiv permes manipulimit te databeizit te LSI-se ne qender. Pavaresisht nga te gjitha keto, rezultati elektoral e ben te pamundur nje qeverisje PS-LSI. Cfare duhet te bejme? Te bashkohemi me agresoret votes tone? A e zgjidh kjo situaten aktuale ne Shqiperi? Te shkojme brenda dy muajve ne zgjedhje, me kete kod, pa komisionere pa numerues dhe te krijojme tension?”, shtoi Meta.

Kreu i LSI-se ashpersoi tonet ndaj kreut socialist Rama, duke deklaruar se vetem largimi i tij nga politika mund ta beje te rivendose marredheniet shoqerore me te. “Ne do te ecim perpara sepse nuk jemi krijuar per te qene as bishti i PS-se dhe aq me teper i liderit aktual te saj, por jemi krijuar per te perfaqesuar aspiratat e socialisteve e progresisteve qe duan nje Shqiperi ne Europe. Ne jemi vendi qe duam te hyjme ne BE dhe ne radhe te pare ne jemi Levizja Socialiste per Integrim dhe jo per izolim. Vendimi qe duhet te marrim eshte shume i veshtire per te gjithe, por nuk shikoj nje zgjidhje tjeter qe te jemi nje faktor stabilizues dhe shpetimtar, nje faktor qeverises jo per funksione dhe per poste, por per te realizuar projektet e planit tone per veprim, sepse Shqiperia vazhdon te jete ne krize ekonomike, sociale dhe besimi”, nenvizoi Meta.

Kreu i LSI-se permendi edhe bashkepunimin PS-PD per kodin zgjedhor e ndryshimet ne kushtetute, duke u shprehur se ky eshte nje bashkepunim i pamoralshem, ndryshe nga marreveshja transparente e LSI-se me PD-ne. “Jam i bindur qe jemi ne prag te nje rendesie te vecante, por duhet te kuptojme se ne nuk e hartuam kodin qe imponon koalicione dhe per vete produktin elektoral te ketij kodi, koalicioni me i frytshem per vendin eshte PD–LSI, sepse garanton nje qeverisje te qendrueshme por edhe nje opozite te rendesishme. Nje koalicion tjeter PS-PD do asfiksonte opoziten me 4 mandate deputetesh dhe do humbiste te gjitha balancat e nje sistemi demokratik qeverisje. Prandaj une besoj se rruga ku duhet te ecim eshte rruga e zgjidhjes dhe jo rruga e krizes”, tha Meta ne fjalen e tij para anetareve te LSI-se ne konventen e jashtezakonshme.

Top Channel