Liber per dashurine ‘Jackie e Bobby’

07/07/2009 10:35

Jane dashuruar me pasion, por familjaret dhe keshilltaret nuk lejuan qe historia e tyre e ndaluar te perfundonte ne media.

Detajet e kesaj histori dashurie 4-vjecare mes Jackie Kennedy dhe kunatit te saj Bobby vijne tani ne librin “Bobby and Jackie”.

Kjo histori eshte shkruar nga amerikani David Heymann, 20 vjet pasi mblodhi detaje, intervistoi stafin e Kennedy-t dhe rremoi neper arkivat e FBI.

“Historia e tyre e dashurise nisi pas vrasjes se John Kennedy. Kjo ndjenje u be kaq intensive, sa kur e qelluan Bobby-n ishte Jacky qe vendosi per te ardhmen e tij”, shkruan Heymann ne librin, qe do te publikohet ne fund te muajit.

Sipas Truman Capote, i cili per vite te tera ishte personi i besuar i first lady, dashuria e tyre lindi ne momentet e zise. Gjithcka ishte nje ndjenje e zjarrte dhe e pashprese.

“Robert ishte burri i vetem, te cilin Jackie e ka dashur vertete”, citon shkrimtari, Gore Vidal, i aferm i Jackie.

I martuar, baba i 11 femijeve, Bobby nuk u perpoq asnjehere per te mbajtur te fshehte lidhjen e tij te dashurise.

“Te gjithe ishin ne dijeni persa po ndodhte. Silleshin si dy adoleshente te cmendur nga dashuria. Flitej se Bobby do ta linte Ethel per t’u martuar me Jackie, po kjo gje nuk ishte e mundur”, thote zevendesministri i atehershem i Tregtise, Franklin Roosevelt Jr.

Nderkohe Ethel edhe pse e dinte qe po tradhetohej nga i shoqi, toleronte gjithecfare ndodhte.

Megjithate sa here ajo takonte Bobby-n shfaqte shenja xhelozie. Gjate nje darke ne jahtin presidencial “USS Sequoia”, 6 muaj pas vdekjes se JFK, ne maj te vitit 1964, Bobby e Jackie zhdukeshin nen kuverte, duke e lene Ethel me miqte e tjere. Kur ktheheshim ata ishin te lumtur dhe te qete me shume se kurre.

Ne dhjetor te po atij viti, pasanikja Mary Harrington u habit kur pa se Jackie merrte rreze dielli topless ne vilen e Kennedy ne Palm Beach me kunatin e saj perkrah.

“Kur i pashe te putheshin u skandalizova”, thote Harrington.

Me 4 qershor te vitit 1968, kur dukej se gjerat mes Bobby e Jackie nuk po shkonin aq mire, RFK u qellua me arme ne nje hotel te Los Angeles.

Jackie udhetoi menjehere drejt dashurise se saj dhe Ethel i la ata te dy vetem per te qendruar bashke deri ne momentin e fundit.

Bobby ishte ne vdekje klinike, por gruaja e tij katolike refuzoi qe t’i hiqnin aparatet qe e mbanin ne jete dhe vellai Ted nuk ishte psikologjikisht mire per te nderhyre.

Ishte vete Jackie ajo qe firmosi autorizimin per t’i shkeputur aparaturat.

Ne tetor te po atij viti, Jackie u martua me Onassis.

Top Channel