
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve eshte mbledhur per te diskutuar edhe per ceshtjen e kutive te votimit te qarkut te Fierit.
Partia Socialiste por edhe nje pjese e anetareve te Komisionit Zendror te Zgjedhjeve kerkuan qe te numerohen votat e 9 kutive te votimit ne 4 KZAZ ne Fier, Lushnje dhe Patos.
Nje dite me pare ne mbledhjen e komisionit, nenkryetarja e KQZ-se, Deshira Subashi, kerkoi numerimin ne KQZ te kutive te votimit te Qarkut Fier, sikurse u veprua me gjashte kutite e Fushe Kuqes se Qarkut Lezhe.
Por, kryetari i KQZ-se, Arben Ristani, u shpreh se mes dy rasteve ka ndryshim pasi KZAZ-te e qarkut te Fierit kane miratuar me vendim tabelen e rezultateve dhe nisur nga kjo e vetmja procedure per hapjen e kutive te votimit, te kerkuar nga PS, eshte zbatimi i nenit 123 te Kodit Zgjedhor, qe do te thote hartim i tabeles se qarkut dhe ankimim i vendimeve te KZAZ-ve.
Sipas rezultateve paraprake te KQZ-se, ne votimet e 28 qershorit ne qarkun Fier koalicioni “Aleanca e ndryshimit” fitoi 7 mandate, koalicioni “Bashkimi per ndryshim” 8 mandate, ndersa LSI 1 mandat.
Top Channel