Rama: Ministrat e Berishes, presion numeruesve

01/07/2009 19:50

Kryetari i PS, Edi Rama, ne nje konference per shtyp te mbajtur para pak minutash ka kritikuar ashper dhunen dhe presionin qe sipas tij po ushtrohet ndaj komisionereve nga ministrat e kabinetit Berisha.

“Ne qendrat e votimit jane drejtuar ministra dhe agjente civile te armatosur, qe largojne mediat dhe kercenojne komisioneret, duke bere  dicka krejt te paligjshme, qe eshte inkurajimi per nxjerrjen e fleteve te votimit jashte dhe duke kerkuar nje pavlefshmeri qe nuk ekziston per nje rezultat qe eshte i vertetuar”, ka pohuar Rama.

Kreu i socialisteve ka theksuar se partia e tij tashme eshte fituese ne zgjedhje, duke e cilesuar kryeministrin Berisha vetem si nje “kryeminister ne detyre”.

“Berisha nuk eshte me kryeminister i shqiptareve, eshte vetem nje kryeminister ne detyre dhe do te jete derisa te lexohet vendimi. Por si i tille Berisha duhet te garantoje procesin qe po degjeneron nga ora ne ore”, ka theksuar Rama.

Ai ka dhene garancine e tij se PS po e kontrollon procesin e numerimit dhe se nuk do te lejoje qe vota e shqiptareve te manipulohet.

“Dua te theksoj se gara vazhdon, se PS eshte e vendosur te mbroje vendimin e popullit sovran me 28 qershor, qe e ka nxjerre PS forcen e pare politike ne vend”, ka nenvizuar Rama.

Me tej ai ka bere thirrje per dhenien fund te dhunes qe po ushtrohet ne qendrat e numerimit nga njerez te veshur me pushtet.

“Une deshiroj qe cenimit qe i eshte bere procesit nga trysnia sistematike e njerezve te erresires, te shoqeruar nga ministra dhe agjente te Ministrise se Brendshme, te marre fund pasi keshtu ne po nxjerrim jashte kontrollit nje proces qe duhet te mbaroje dhe qe ne do ta mbikeqyrim deri ne fund”, ka shtuar Rama.

Top Channel