Tropoje, vijon procesi i votimit

28/06/2009 15:56

Procesi i votimit po vazhdon edhe Tropoje ku deri tani nuk ka patur probleme serioze dhe ne pergjithesi procesi ka vazhduar normalisht.

Deri ne ora 14:00 ne rrethin e Tropojes kane votuar 45 % e votuesve, njofton Komisioni Zonal i Adminsitrimit Zgjedhor per rrethin e Tropojes.

Zyrtare te KZAZ-se ne Bajram Curri thone se procesi i votimit ne Bashkine e Bajram Currit dhe ne shtate komunat e tjera po shkon sipas rrjedhes normale.

Problemi i vetem qe karakterizoi mengjesin e sotem ishte ai i mos-hapjes se nje qendre votimi ne nje zone te thelle te Komunes se Leke – Bibajt.

Anetare te KZAZ-se njoftuan se rreth ores 12 eshte hapur edhe kjo qender duke u vendosur keshtu komisioneret bashke me materialet e nevojshme zgjedhore. Me kete rast nisi edhe procesi votues i 20 banoreve te fshatit Palce te Komunes se Leke-Bibajt.
 

 

Top Channel