Itali, 5 organe transplant per femijen shqiptar

26/06/2009 11:50

Ne Ospedali Riuniti te qytetit te Bergamos eshte kryer nje operacion rekord. Ekipi i mjekeve te repartit te trete te kirurgjise arriti t’i shpetoje jeten nje femije shqiptar duke i transplantuar menjehere pese organe : zorren e trashe, melçine, stomakun, shpretken dhe pankreasin.

Femijes 20 muajsh, i lindur nga nje çift shqiptar me banim prane Milanos, i jane dhuruar organet e nje foshnjeje qe humbi jeten pak dite pas lindjes.

37-vjeçari Jetnor Fejzo, babai i femijes shqiptar, i shprehu mirenjohjen e tij mjekeve dhe familjes se dhuruesit.

Ai tha se eshte i lumtur qe jeta e femijes se tij shpetoi, megjithese do te kete nevoje per mjekime te gjata, mbase te perhershme. Drejtuesi i ekipit te kirurgeve spjegoi se shume pak femije kane nevoje per nje nderhyrje te tille dhe shume prej tyre per fat te keq vdesin duke pritur nje dhurues.

Vogelushi shqiptar, i cili deri tani eshte ushqyer me nje sonde, se shpejti do te mund te haje vete dhe te beje nje jete normale.

Top Channel