Incidenti, reagon kreu socialist

26/06/2009 15:10

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama reagon pas incidenteve te sotme ne bulevardin “Deshmoret e Kombit”, ku policia bllokoi per ore te tera punen per ngritjen e skenes prej nga ku sot ai do te flase ne mitingun e fundit te kesaj fushate zgjedhore.

“Njerezit e deshtuar bejne veprime te deshperuara para zgjedhjeve. Ky pushtet nuk e mban dot me vetveten pasi ka marre fund”, u shpreh Rama.

Sipas tij, presioni per te mitingun e Partise Socialiste nuk do te pengoje njerezit te marrin pjese ne ate qe ai e quajti festen e fitores.

“Mbremja eshte e jona dhe bulevardi per mitingun eshte i lire”, theksoi Rama.

Top Channel