Berisha: Votoni me maturi

26/06/2009 16:05

Ne Korce, 24 ore perpara mbylljes se fushates elektorale, kryetari i Partise Demokratike, Sali Berisha u beri apel qytetareve qe diten e zgjedhjeve te votojne me maturi, per t’i dhene vendit sic tha ai zgjedhjet me te mira ne historine e pluralizmit.

“28 qershori është dita e shpirtit tonë demokratik, është dita e maturisë sonë. Ndaj, le të votojmë ne me qytetarinë e Korçës, me pjekurinë e saj, të shkojmë në këto zgjedhje si qytetarë të denjë të Korçës, Shqipërisë e Evropës”, tha Berisha.

Zoti Berisha u kerkoi emigranteve te bashkohen me projektin e Partise Demokratike.

“Nga ky shesh, dëshiroj t’u bëj një thirrje vëllazërore të gjithë djemve dhe vajzave të Korçës dhe të mbarë Shqipërisë, që ndodhen në emigracion; i ftoj të vijnë e të bashkojnë votën e tyre me ne”, kerkoi Berisha.

Ne Korce, nje nga qarqet me te rendeishme te vendit, me 12 deputete, zoti Berisha dha arsyet e tij perse i duhet te mandat i dyte qeverises.

“Më 28 qershor, ftojmë të gjithë shqiptarët, të votojmë së bashku për të hequr vizat, vitin e parë të mandatit tonë të dytë, të votojmë së bashku  për të krijuar 160 mijë vende pune të reja, të votojmë së bashku për të barazuar pensionet e fermerëve të Korçës, me ato të qytetit. Në projektin tonë evropian nuk ka dhe nuk mund të ketë të përjashtuar. Në këtë projekt fiton çdo qytetar shqiptar”, premtoi Berisha.
 
Sipas kreut te demokrateve 28 qershori do te shenoje nje fitore plebishitare per Partine Demokratike.

Top Channel