Meta: Me 28 qershor te ndahemi nga korrupsioni

25/06/2009 19:50

Ilir Meta eshte ndalur ne Skrapar, ku mitingjet elektorale te radhes per Levizjen Socialiste per Integrim jane zhvilluar ne Corovode dhe Polican.

Meta u kerkoi zgjedhesve qe ne 28 qershor te votojne LSI dhe te shpetojne vendin nga kucedrat e korrupsionit, sic i quajti ai pushtetaret aktuale.

“I kemi thene jo Berishes qe ne 92-shin. Historia e Skraparit eshte vendosur ne 92-shin dhe me 29 qershor LSI do vije ketu me 4 deputete nga qarku i Beratit dhe me me shume se 40 deputete nga e gjithe Shqiperia”, ka pohuar Meta.

Meta u tha zgjedhesve se ka ardhur koha per veprim dhe LSI ne 29 qershor do te filloje punen per krijimin e qeverise se re, qeverise se te gjithe shqiptareve.

Top Channel