Fier, digjet reparti i mobilerise

25/06/2009 17:30

Paraditen e sotme nje punishte druri ne qytetin e Fierit eshte shkrumbuar e gjitha per shkak te nje qarku te shkurter elektrik.

Menjehere pas shfaqjes se flakeve ne vendngjarje kane mberritur forcat e policise dhe zjarrfikesit, te cilet bene te mundur vetem izolimin e flakeve, por pa mundur te shpetojne shume nga reparti i perpunimit te drurit dhe prodhimit te mobiljeve.

Zjarri shkaterroi pothuajse te gjithe impiantet duke e bere te paperdorshme me kete linje prodhimi.

Policia nisi hetimet dhe qe ne fillim eshte verejtur se shkak per kete zjarr te befte ishte nje qark i shkurter elektrik.

 

Top Channel