Withers & Bocsh: Mos prekni voten

24/06/2009 15:00

Nderkombetaret kane dhene paralajmerimin e fundit per zgjedhjet e 28 qershorit, te cilat duhet te plotesojne te gjitha standardet. (UPDATE)

Ambasadori amerikan John Withers ka deklaruar se ne Shqiperi nuk jane mbajtur asnjehere zgjedhje qe te plotesojne standardet nderkombetare, por sipas tij kjo nuk duhet te ndodhe me 28 qershor.

Withers deklaroi se nuk do te tolerohet asnje incident, rast presioni apo parregullsi, pasi keto zgjedhje jane te rendesishme per te ardhmen e Shqiperise.

“Ju e kuptoni qe zgjedhjet qe s’permbushin standartet nderkombetare mund te pengojne prespektiven euroatlantike te Shqiperise. Ne e dime se te gjitha zgjedhjet e shkuara nuk kane plotesuar standartet nderkombetare. Shqiperia si anetari me i ri i NATO-s duhet t’i permbushe keto standarte.
Praktikat manipuluese s’duhet te perseriten me.Nese dikush iu kerkon t’ju bleje voten, ju ben presion, perpiqet t’ju frikesoje me vendin e punes apo me mireqenien familjare, ju kerkon te fotografoni fleten e votimit per te ditur si keni votuar, perpiqet te ndryshoje pasaporten, te shperndaje karta te falsifikuara, nese policia apo zyrtare te tjere shfaqin anshmeri, nese dikush perpiqet te preke kutite e votimit apo te numerimit do te ndjeni qe keto veprime jane te paligjshme. Raportojini ato te vezhguesit, pasi te gjithe duhet te dine se komuniteti nderkombetar dhe SHBA po ju vezhgojne nga afer”, u shpreh Wirthers.

Kreu i OSBE-se, Robert Boch ka theksuar se nuk do te kete me shfajesime, per Shqiperine tashme anetare e NATO-s nese standartet e zgjedhjeve do te cenohen sadopak. Bosch i ka kerkuar partive politike te ruajne dialogun politik.

“Zgjedhjet duhet te plotesojne te gjitha standartet, nuk duhet te kete me deshtime, kete here zgjedhjet duhet te funksionojne. Forcat politike te ruajne dialogun politik, ndersa qytetaret duhet te votojne te lire”, u shpreh Bosch.

I pranishem ne takim ishte edhe kreu i Komisionit Zgjedhor, Arben Ristani ka prezantuar skemen e numerimit te votave ne 66 qendrat te cilat do te jene te lidhura me nje rrjet dhe do te monitorohen nga kamerat.

Top Channel