Rama: Ja prioritetet ne 100 ditet e para

24/06/2009 18:35

Kryetari i PS, Edi Rama ka deklaruar se nese vjen ne pushtet pas zgjedhjeve te 28 qershorit, 100 ditet e para te qeverisjes se tij do t’i perqendroje ne reformimin e qeverise dhe institucioneve shteterore me qellim kthimin e tyre ne institucione funksionale ne sherbim te qytetareve.

“100 ditet e para do te jene te fokusuara tek reformimi i qeverisjes, per te krijuar kushtet qe makina e qeverise te vihet ne levizje dhe t’i nenshtrohet nje remonti kapital per operacione radikale qe do te lejojne qe institucionet tona te fillojne te pergatiten per te perballuar te gjitha kerkesat e programit tone dhe ne te hyjme ne nje proces te modernizimit te vendit, duke modernizuar me pare pushtetin, ne menyre qe qytetareve t’u sherbehet me mire”, ka pohuar Rama ne nje interviste per VOA.

Duke folur per planet e tij, kreu i PS ka theksuar se qeveria e re do te punoje per te nxjerre vendin nga kriza ekonomike globale, duke rihapur negociatat me Fondin Monetar Nderkombetar.

“Ne do rihapim negociatat dhe do te nenshkruajme programin me FMN dhe do t’i mundesojme Shqiperise aksesin tek ndihmat e ketij institucioni per vendet qe jane prekur nga kriza. Vemendje do t’u kushtohet edhe remitancave dhe kursimeve te emigranteve ne Shqiperi”, ka saktesuar Rama.

Lideri i opozites ka theksuar gjithashtu se qeveria e re do te jete e hapur per te pranuar investimet e huaja, por ka nenvizuar se nuk do te lejoje ato investime qe jane te demshme per Shqiperine.

“Ne do te jemi te hapur per idete dhe investimet e huaja ne Shqiperi, por nuk do te lejojme qe Shqiperia te behet vendi ku te shkarkojne te gjitha rrangallat e Evropes, qe konsiderohen te papranueshme ne vendet e BE. Kjo, sepse shendeti i femijeve tane nuk eshte me pak i rendesishem se ai i femijeve te vendeve te BE”, ka nenvizuar Rama.

Duke e vene theksin te zgjedhjet, kreu i PS ka shprehur druajtjen e tij se ato nuk do te jene ne perputhje me standartet e kerkuara nga Bashkimi Evropian per shkak te qeverise Berisha, e cila sipas tij u vonua ne kryerjen e proceseve paraelektorale.

“Para se te zhvillohet dita e zgjedhjeve ne themi se nuk jane ato qe meritojne shqiptaret. Qeveria pati gjithe kohen per te hartuar nje kod elektoral dhe e miratoi ate ne minuten e fundit. Gjithashtu, keto zgjedhje duhet te ishin me te mirat, por per shkak te paaftesise se saj, qeveria nuk arriti te bente nje plan qe do t’u mundesonte shqiptareve mundesine per te votuar me dokumentat e duhura. Qeveria e menaxhoi procesin e pajisjes me karta si nje menyre per te siguruar pushtetin e saj”, eshte shprehur Rama.

Ai ka shtuar me tej se keto zgjedhje nuk jane nje objektiv per ndarjen e popullit shqiptar mes te majteve dhe te djathteve, por per bashkimin e tij pertej ngjyrimeve politike dhe per t’u shkeputur nga politika e vjeter.

“Keto nuk jane zgjedhje mes se majtes dhe se djathtes, por mes se vjetres dhe se rese. Keto jane zgjedhje qe nuk i ndajne njerezit sipas vijave te caktuara nga kryetaret e partive, keto jane zgjedhje sipas nje vije te re qe eshte qartasi e vendosur mes qytetareve dhe politikes se vjeter. Jam i bindur se ne sot kemi oferten e duhur per shqiptaret dhe jemi te gatshem qe bashke me ta te hapim rrugen per nje politike te re ndryshimi”, ka shtuar Rama.

Top Channel