Meta: Te nxjerrim vendin nga kriza

24/06/2009 15:40

Qyteti i Fierit ka qene stacioni i radhes i Levizjes Socialiste per Integrim nga ku kreu i saj, Ilir Meta i beri thirrje shqiptareve te besojne ne projektin e LSI.

Meta deklaroi se LSI eshte e vetmja force qe ka nje program serioz per te nxjerre vendin nga kriza ekonomike ne te cilen sipas tij e ka futur kryeministri aktual Berisha.

“Fitorja e LSI-se eshte e vetmja zgjidhje per daljen nga kriza ku eshte futur vendi per shkak te te njejtit person qe e dogji shtetin edhe ne 1997”, u shpreh Meta.

Sipas Metes fitorja e LSI do te jete nje sukses per te gjithe  socialistet dhe progresistet e vertete ndaj atyre qe sipas tij nuk jane te majte por fshihen pas saj per shkak te interesave personale

Top Channel