Mbreti Charles dhe Camilla vizitë zyrtare në SHBA, fjalim në kongres mes tensioneve me Uashingtonin
Kryeministri italian, Silvo Berlusconi thote se nuk ka paguar kurre per seks.
Politikani miliarder shfajesohet ne nje interviste per revisten “CHI”. “Nuk e kam kuptuar asnjehere ku qendron kenaqesia kur te mungon ndjesia e embel e fitores”, thote Berlusconi, ndersa akuzon modelen Patrizia D’Addario se ishte paguar per te ngritur akuza false kunder tij.
Jeta personale e Berlusconi-t eshte vene ne qender te vemendjes qe kur bashkeshortja Veronica Lario kerkoi divorcin.
Por kjo eshte hera e pare qe kryeministri flet hapur per piken me te ndjeshme te debatit rreth tij. Javen e kaluar Patrizia D’Addario, deklaroi se ishte paguar me teper se nje mije dollare per te marre pjese ne nje feste ne rezidencen e kryeministrit ne Rome.
Top Channel