Video/ Trump pret Mbretin Charles në Shtëpinë e Bardhë, nis vizita zyrtare në SHBA
Ne Rusi ka ndodhur nje tjeter krim seksual, pas atyre te shkaktuar nga gruaja merimange ndaj dhjete meshkujve.
Ne Vovlograd, Vladimir F. 33 vjec ka vrare me arme zjarri Kamilla-n, te dashuren e tij, me cilen bashkejetonte prej dy vjetesh.
Cifti ishte njohur gjate nje udhetimi ne Shen Pjeterburg dhe menjehere lindi dashuria.
Pasi u kthyen ne qytetin e lindjes Vladimir dhe Kamilla vendosen te jetonin nen te njejten cadi, por ajo nuk i kishte treguar shume partnerit te saj per te shkuaren.
Dyshimi lindi pasi Vladimir arriti te lexonte disa e-mail drejtuar te dashures se tij, e cila neper rrjete sociale kishte pseudonimin Kirill dhe tregonte hapur se ishte nje transeksual.
Disa vite me pare, ai-ajo kishte shkuar ne Australi, ku i ishte nenshtruar nje operacioni i cili e shnderroi ne grua.
Pasi mori vesh informacinin trondites, Vladimir nuk ka hezituar por ka marre armen dhe ka vrare Kamilla-Kirill. Me pas preu venat dhe tentoi vetevrasjen.
Tani ndodhet ne burg i akuzuar per vrasje me dashje.
Top Channel