Percahet PD e Beratit

23/06/2009 19:45

Pak dite para procesit zgjedhor te 28 qershorit, Partia Demokratike ne rrethin e Beratit humbet nje nga zonat mbeshtetese te saj, sic eshte komuna Kutalli.

Drejtuesit e seksionit te Partise Demokratike ne fshatin Drenovic, se bashku me ta dhe nje grup anetaresh kane deklaruar shkeputjen nga radhet e kesaj partie.

“Bejme publike doreheqjen tone nga PD per arsye se kryetari i deges se Beratit ka shkelur statusin, ka marre nen 50% ne zgjedhjet e kaluara”, ka deklaruar Vasillaq Bibo, kryetar i seksionit te PD-se ne Kutalli.

“Nuk kemi kerkuar pune dhe PD e di mire kete. Ne qe kemi perfaqesuar PD ne vite kemi militantet qe na kane perkrahur gjate gjithe kohes, por tani qe kane marre pushtetin nuk pyesin me per ta”, ka pohuar edhe Arben Dyli, kryetar i seksionit te komunes Kutalli.

Percarja ne degen e PD ne Berat eshte reflektuar ne kete braktisje nga ana e nje pjese te anetaresise.

Top Channel