Masakra e Cerrikut, sulmohet prokurori

23/06/2009 17:50

I pandehuri kryesor i masakres se Cerrikut, Roland Xhepexhiu ka akuzuar prokurorine se po fsheh te verteten e ngjarjes se 23 majit 1997 per te mos u zbardhur emrat e fajtoreve te vertete.

Procesi i masakres se Cerrikut ka kulmuar me debate, akzua e kercenime mes te dyja paleve, aq sa i pandehuri i eshte drejtuar prokurorit Anton Martini ne emrin e kryeministrit, meqenese te dy jane nga Tropoja.

“O Sali Berisha”, e ka thirrur i pandehuri prokurorin, i cili i eshte drejtuar trupit gjykues: “Mos e lejoni te me flase keshtu”.

Por i pandehuri ka vazhduar me akuzat e tij, duke bere pergjegjes per masakren edhe kryeministrin. “Prokuroria po fsheh fajtoret e vertete. Fajtor eshte Sali Berisha”, ka deklaruar Xhepexhiu.

Replikat e ashpra kane vijuar per disa minuta derisa gjykata ka nderhyre me vendimin e saj te shpejte per te nxjerre nga salla te pandehurit, duke sjelle keshtu edhe deshtimin e seances ndaj te pandehurve Llazar Bicja, Met Bozi, Arjan Toska, Tomorr Buzani, Entel Gashi dhe bashkepunetori Bujar Buzani. Te gjithe ata akuzohen se ne vitin 1997 kane vrare gjashte gardiste dhe plagosen disa oficere.

Top Channel