Ilacet, pensionistet paguajne para shtese

23/06/2009 18:15

Nje pjese e madhe e pensionisteve duhet te paguajne para shtese per te marre ilacet qe iu rekomandojne mjeket.

Kreu i sindikates se pensionisteve, Isa Gorica ka sqaruar se rreth 40 mije pensioniste te semure nga astma duhet te paguajne 1500 leke shtese cdo muaj per te marre foradilin, i cili eshte alternativa e dyte.

“Merret nga nje firme italiane komplet e panjohur. Ky ilac ka cilesi shume me te larte ne raport me ate qe japin italianet”, ka pohuar Gorica.

Ndersa farmacistet shprehen se shume ilace te cilat jane alternative e pare jane me te lira dhe shpesh te moshuarit kerkojne t’i permbahen rekomandimeve te mjekeve, per te cilat ata duhet te paguajne.

“Behet edhe presion nga mjeket, ose merr kete ilac, ose mos merr tjeter. Shteti duhet te punoje me shume me mjeket se sa me pensionistet”, ka deklaruar nje farmaciste.

Ne listen e rimbursueshme te moshuarit mbi 70 vjec qe vuajne nga semundja e diabetit nuk u rimbursohet siofori, cka ben qe nje pjese e tyre ta paguajne vete.

Top Channel