Tirane, incidente ne fushate

22/06/2009 19:35

Aktiviste te PS denoncuan sot shkaterrimin krejtesisht te cadres se tyre, ne nje zone te njesise numer 4 ne kryeqytet, kur kane mbetur edhe 6 dite nga zgjedhjet dhe 5 nga heshtja zgjedhore.

Pervec saj, ata thane se jane hequr edhe flajmut e PS, te vendosur perballe. “Mbreme rreth ores 22:30, duket shume qarte qe disa vandaliste kane prishur cadren dhe kane hedhur ne toke flamujt e PS, qe duket tek te dyja shtyllat”, ka deklaruar aktivisti i PS, Alfred Memina.

Me afrimin e dates se zgjedhjeve, apeli i nje aktivisti socialist eshte ky: “Na lini te punojme deri me 28 qershor, sepse gjithe shqiptaret ne kete date do te ndajne te miren nga e keqja”, ka shtuar Memima.

Top Channel