Vrasja e Kekes, policia shoqeron 20 persona

19/06/2009 15:30

Rreth 20 persona jane shoqeruar dhe 35 te tjere jane intervistuar nga policia per vrasjen e ndodhur ne rrugen Koplik-Shkoder, ku humbi jeten Aleks Keka kryetari i demokristianeve te Malesise se Madhe.

Burime prane grupit te hetimit kane zbuluar se vrasja eshte kryer me ane te rreth 100 grame eksploziv C4 te vendosur brenda automjetit ne mes te sediljeve.

Sipas hetimit shperthimi eshte realizuar me celular dhe sasia e eksplozivit ka patur fuqine e shperthimit ne drejtim te tokes. Kete e konfirmon carja e krijuar ne trupin e automjetit. Shperthimi ka krijuar edhe nje grope ne toke megjithese automjeti ishte ne levizje.

Policia ka kerkuar te dhena per konflikte te mundshme te viktimes por deri me tani nuk ka patur rezultate ne kete drejtim.

Eshte hetuar edhe ne lidhje me faktin se ku parkohej automjeti i viktimes dhe eshte mesuar se ai heren e fundit ka parkuar prane nje fushe kalcetoje, ku nuk e ka mbyllur automjetin e tij per shkak te sigurise qe kishte.

Aleks Keka humbi jeten paraditen e se enjtes ndersa po shkonte ne drejtim te qytetit te Shkodres ne nje takim me kryetarin demokristian, Nard Ndoka.

Pas vrasjes ky i fundit leshoi akuza te ashpra politike ne drejtim te nenkryetares demokrate Jozefina Topalli, ndersa policia nxitoi te deklaronte se viktima kishte nje te kaluar kriminale. Familjaret e viktimes mohuan kete fakt ndersa pasditen e sotme eshte planifikuar edhe ceremonia mortore.

Top Channel