Veliaj: Berisha, 25 vjet si sekretar partie

19/06/2009 20:05

Ka reaguar me tone te ashpra nga Puka kreu i G99, Erion Veliaj, i cili i eshte pergjigjur akuzave te bera nga kreu i PD, Sali Berisha se G99 eshte nje levizje naziskine dhe pjelle e komunizmit.

Veliaj u shpreh se, anetaret e partise se tij kane qene vetem 5 vjec kur vdiq Enver hoxha, nderkohe qe Berisha kishte 25 vjet qe punonte si sekretar partie dhe si doktor i Bllokut.

“E degjova Berishen qe i quante aktivistet e G99 “kelyshe komunistesh”. Por, ndersa une kam qene 5 vjec kur vdiq Enver Hoxha, Berisha kishte 25 vjet qe punonte si sekretar partie dhe doktor i bllokut. Por te jesh ne kete moshe, me femije qe te kane nxjerre bojen, te bezdis levizja e te rinjve”, eshte shprehur Veliaj.

Nderkohe qe me heret G99 ka kthyer ne nje feste ndalesen e radhes te fushates “Rock dhe Politike”, qe kete radhe eshte zhvilluar ne Durres, ku ka marre pjese edhe kengetari Alban Skenderaj dhe dy pjesemarres te edicionit te dyte te Big Brother, Bjordi dhe Adela.

“Gjate kesaj fushate ne kemi treguar se dijme te rrezohemi, por edhe te ngrihemi. Kemi 18 vjet qe jemi rrezuar dhe nese ne 28 qershor na jepni nje dore neve, do ta ngrini Shqiperine”, u eshte drejtuar Veliaj te rinjve.

Top Channel