Gjinushi: PSD, qeveri anti-korrupsion

19/06/2009 20:25

Kryetari i Partise Social Demokrate, Skender Gjinushi gjate nje takimi me banoret e Fushe Krujes eshte shprehur se me PSD-ne do te kete nje qeveri anti-korrupsion dhe nje qeveri qe garanton mireperdorimin e fondeve publike.

“Arsimi, shendetesia e bujqesia te zhvillohen me ritmet e fqinjve, madje te jemi vendi i pare i zhvillimit ekonomik e social ne rajon, jo te fundit sic ka bere qeveria aktuale”, ka deklaruar Gjinushi.

Ndersa kryetari i Partise Demokracia Sociale, Paskal Milo takimin e radhes e ka zhvilluar me fasonet, ku ka premtuar rimbursimin e TVSH-se dhe heqjen e takses se sheshte.

“PDS ka parashikuar heqjen e takses se sheshte, pasi ajo eshte shume e rendesishme per mireqenien tuaj”, i eshte drejtuar Milo elektoratit.

Ndersa aleati tjeter i se majtes, kandidati i PBDNJ Leonard Solis, u ka bere thirrje zgjedhesve te votjne numrin 29 ne fleten e votimit.

Ne, tha Solis, do ta clirojme shtetin nga prona e PD qe eshte shnderruar. “Ju bej thirrje te votoni numrin 29. Te gjithe te tjeret, individet e tjere qe u perzune nga PD shkuan majtas”, ka pohuar sekretari i pergjithshem i PBDNJ.

Top Channel