Firence, shkaterrohet banda italo-shqiptare

19/06/2009 11:50

Karabinieret e Borgo San Lorenzo ne provincen e Firences shkaterruan nje bande italo-shqiptare qe trafikonte sasi te medha kokaine mes te rinjve dhe adoleshenteve ne Firence, Arezzo e Bologne.

Pas hetimeve te filluara ne janar te vitit 2008, u arrestuan 18 persona, nder ta 10 shtetas shqiptare  dhe u paditen 20 te tjere. Operacioni ka marre emrin “Miush”, nofka me te cilen njihej nje prej eksponeteve te bandes dhe filloi pas kapjes se nje hidrauliku shqiptar me 1 kilogram droge ne makine.

Pjesa me e madhe e anetareve te bandes u arrestua ne fillim te javes, por operazioni u mbyll teresisht me kapjen e shqiptarit te fundit i cili ndodhej ne Shqiperi. 

Kur u kthye nga vendlindja ate e prisnin karabinieret te cilet e cuan ne burgun e Sollaccianos, ku ndodhen te mbyllur edhe persona te tjere.

Top Channel