Aksidenti ne Lezhe, 4 te vdekur

19/06/2009 15:25

4 persona jane viktimat e para te nje aksidenti te rende ndodhur mesditen e se premtes ne Lezhe. (UPDATE)

Nje person tjeter eshte ne gjendje kritike per jeten, ndersa mendohet se numri i viktimave mund te jete me i madh.

Aksidenti ka ndodhur rreth ores 12.30 ne kryqezimin e Shenkollit ne Lezhe.

Nje automjet BMV ndersa po dilte mbi rruge eshte perplasur balle perballe me nje furgon. Te dy mjetet jane rrotulluar ne shtratin e superstrades dhe me pas kane perfunduar ne fundin e nje kanali. Nga perplasja e forte humben jeten menjehere 4 persona qe ndodheshin ne te dyja mjetet. Te paret qe nderhyne per te shpetuar pasagjeret ishin deshmitaret okulare.

Viktimat jane shtetasit italiane Antonio Cazzato e Lipazio Magno nga Lece, si dhe shqiptaret Edmir Vorfa e Enver Hallvadolli.

Policia mberiti ne vendngjarje dhe ka kerkuar ndihmen e nje vinci per te nxjerre mjetet nga uji ku mendohej se mund te kishte viktima te tjera.

Aksidenti duket se ka ndodhur per shkak te mosrespektimit te rregullave te qarkullimit, por edhe per parametrat shume te ulta te sigurise qe ka kjo superstrade.

Ne te mungojne mbikalimet dhe nenkalimet. Rruget dytesore dalin menjehere mbi shtratin e superstrades duke u bere shkak te aksidente tragjik.

Top Channel