Topalli: Vrasja e Kekes, ngjarje tragjike

18/06/2009 19:35

Nenkryetarja e PD Jozefina Topalli, e akuzuar ne menyre direkte nga PDK per vrasjen e Aleks Kekes, ka reaguar para pak castesh lidhur me ngjarjen.

Ne nje prononcim per mediat, Topalli e ka cilesuar ngjarjen tragjike dhe ka shprehur mbeshtetjen e saj ndaj organeve hetimore per zbardhjen e krimit.

“Ajo qe ka ndodhur sot eshte nje ngjarje tragjike. I bej ngushellime familjareve per humbjen e njeriut te dashur dhe iu kerkoj te gjitheve qe te mbeshtesim prokurorine dhe policine per te bere te mundur nje hetim te plote dhe te gjitheanshem”, ka deklaruar Topalli.

Top Channel