SHBA, vdes piloti, avioni ben ulje te detyruar

18/06/2009 18:50

Nje avion “Boeing 777” i linjes ajrore Continental eshte detyruar te beje nje ulje emergjente ne aeroportin e Njuarkut, ne Nju Xhersi, per shkak te nje tragjedie te ndodhur ne bord.

Sic njoftojne mediat nderkombetare, piloti kryesor qe drejtonte mjetin fluturues ka vdekur papritur dhe kane qene dy ndihmesit e tij qe e kane ulur avionin ne toke.

Avioni ishte nisur nga Brukseli. Shkaqet e vdekjes se pilotit jane ende te panjohura dhe pritet qe ato te zbardhen nga autopsia.

Top Channel