Keka, Veliaj: Po fuqizohen bandat qeveritare

18/06/2009 19:45

Lideri i G99, Erion Veliaj ka reaguar lidhur me vrasjen e kreut te deges se PDK-se per Malesine e Madhe Aleks Keka, duke kritikuar deklaratat e pushtetareve.

Ne nje deklarate per shtyp, Veliaj ka theksuar se, pavaresisht jehones qe qeveria po i ben luftes ndaj krimit, ky i fundit po godet me fuqishem.

“Ngjarja qe ndodhi sot ishte e trishte dhe ishte nje antonim per zhdukjen e bandave. Krimi po behet gjithmone e me shume profesionist dhe po fuqizohet nje bande qeveritare. Nuk mund te vazhdohet me deklarata si ato te Jozefina Topallit, pasi kundershtaret politike nuk jane armiq”, ka pohuar Veliaj.

Top Channel