Raporti denoncues: Hetime me mjete dhune

17/06/2009 16:05

Nga 16 te mitur qe mbahen ne paraburgimin “Jordan Misja”, 12 prej tyre kane denoncuar dhune te ushtruar nga policia gjate shoqerimit dhe me pas arrestimit ne komisariate.

Nje raport i Avokatit te Popullit dhe Komitetit te Helsinkit, ende i papublikuar, i eshte dorezuar tashme Ministrise se Brendshme, Drejtorise se Pergjithshme te Policise, Prokurorise se Pergjithshme dhe kryeministrit, hedh drite mbi trajtimin e te miturve gjate kohes qe ata mbahen ne polici.

Top Channel siguroi nje kopje te ketij raporti qe tregon se te miturit ne komisariate dhunoheshin fizikisht, ne pjese trupi ku nuk mbeten shenja, kryesisht ne shputa te kembeve, ne duar dhe ne pjesen e pasme te kokes.

Ata u kane thene komisionereve se jane perballur me mjete dhune si shufra hekuri, shkop gome, kabell elektrik etj. Dhuna dhe presioni psikologjik nga oficeret e policise gjyqesore kryhej ndaj tyre sipas raportit ne menyre sistematike gjate hetimit paraprak me synimin per te marre me shume informacion mbi vepren per te cilen ishin ndaluar.

Ne raport thuhet se te miturit kane denoncuar edhe uindiferencen e prokurorise kur kane folur para gjykates per dhunen ne komisariate. Kjo eshte arsyeja qe nje kopje e ketij raporti i dorezohet edhe prokurores se Pergjithshme Ina Rama.

Top Channel