Punesimi, ne 8 vjet vetem 53 mije vende

17/06/2009 20:35

Kur beteja per voten e 28 qershorit ka arritur ne fazen me kulmore, nje nga kartat me te forta qe po perdorin partite me te medha politike eshte premtimi per krijimin qindra mije vendeve te reja te punes.

Por pertej entuziazmit dhe premtimeve elektorale, te dhenat zyrtare per punesimin tregojne se qeverite shqiptare ne vite kane lene pas tyre nje tjeter realitet.

Qe prej vitit 2001, sipas te dhenave te INSTAT, numri i te punesuarve ne vend eshte rritur zyrtarisht me vetem 53 mije vete dhe mbi 80 per qind e tyre jane krijuar ne bujqesi, por ne baze te ligjit 7501, qeveria quan te vetepunesuar ata qe kane perfituar toke, pa shifra sesa per qind e tokes se dhene eshte e punueshme.

Qe nga viti 2001 biznesi privat jobujqesor ka hapur, sipas INSTAT, vetem 34 mije vende te reja pune. Politikanet po premtojne sot ne fushate se do e ndryshojne kete realitet dhe se do te hapin ne kater vitet e ardhshme shume me teper vende pune se sa jane hapur ne 8 vitet e fundit.

Demokratet, te cilet premtojne 160 mije vende te reja pune, i mbeshtesin llogarite e tyre tek investimet private kryesisht ne energjitike, qe qeveria ka kontraktuar.

“Ne sektorin e energjise do ndertohen ne 4 vjetet 366 tec-e qe do te krijojne shume vende pune. Ne presim qe minimalisht parqet industriale te gjenerojne 80-100 mije vende pune. Gjithashtu, ne do vazhdojme me reformat pro biznesit, duke sjelle lehtesi dhe duke nxitur investimet e huaja”, deklaron zevendesministri i Ekonomise, Eno Bozdo.

Socialistet e mbeshtesin programin e tyre te punesimit ne tre sektore kyc, industrine, turizmin dhe sidomos bujqesine.

Ata mendojne se investimi ne arsim dhe pergatitja e punetoreve te kualifikuar do te gjalleroje tregun e punes ne Shqiperi.

“Do te ndihmoje sipermarrjen duke zgjidhur ceshtje kryesore si ajo e pronesise, duke mbeshtetur rrugen e prodhimit dhe te turizmit, si dhe duke dhene nje force pune shume me te kualifikuar, qe do t’iu pergjigjet nevojave te qytetareve”, deklaron deputeti socialist Ilir Beqja.

Edhe Levizja Socialiste per Integrim e bazon programin e saj per punesimin tek bujqesia dhe turizmi, por LSI synon mbeshtetjen e punesimin permes lehtesirave direkte fiskale.

“Bizneset e reja qe marrin 5 punetore e larte do kene nje perjashtim prej 5 vitesh nga taksat. Gjithashtu, ne kemi parashikuar uljen e tatimit mbi fitimin me 5 mije leke te reja. Kemi planifikuar qe te kemi nje rritje deri ne 5% te ketij sektori ne vit”, deklaron Edmond Haxhinasto.

Punesimi do te jete sfida me e madhe e ekonomise shqiptare, e cila pertej entuziazmit elektoral dhe rritjes se forte, pavaresisht se vitet e fundit, me shume jane prodhuar pretmtime elektorale sesa vende pune.

Top Channel