Itali, 10 vjet burg agresorit te shqiptarit

17/06/2009 20:20

Jane kerkuar dhjete vjet burg ne gjyqin kunder Livio Panizzi, i riu italian qe me 22 tetor te vitit te kaluar goditi ne koke me celes anglez nje djale shqiptar 19 vjecar.

Qe atehere shtetasi shqiptar, qe prej shume vitesh jeton bashke me familjen ne afersi te Xhenoves, ndodhet ne gjendje kome dhe sipas rrefimeve te te afermve nuk ka patur asnje permiresim.

Megjithe perpjekjet e medha te ekipit te mjekeve, duket se koma e tij eshte e pakthyeshme.

Livio Panizzi akuzohet per tentative vrasjeje dhe gjate seances se sotme gjyqesore u kerkua qe te mos i njihet asnje lehtesim, perkundrazi pozicioni i tij rendohet sepse sulmi eshte bere per arsye raciste.

Pas ngjarjes, deshmitare te ndryshem rrefyen se prej kohesh djali shqiptar, i cili enderronte te behej mjek, ishte ne shenjestren e Livio Panizzit qe shume here e kishte kercenuar duke i thene se duhej te kthehej ne Shqiperi.

Episodi tronditi shume opinionin publik italian, prandaj edhe per gjykimin po ndiqet nje procedure e pershpejtuar. Me 23 qershor pritet pergjigjia dhe provat qe do te paraqese pala mbrojtese.

Top Channel