Mossad-i: Irani me bombe atomike brenda 2014
16/06/2009 17:15
Nese programi berthamor iranian nuk do te ndalet, Teherani do te jete ne gjendje te leshoje nje bombe atomike brenda fundit te vitit 2014
Alarmi eshte dhene nga Meir Dagan, kreu i Mossad-it, sic njihet ndryshe sherbimi sekret izraelit.
Ne nje raportim perpara komisionit te jashtem dhe atij te mbrojtjes te Knesetit, Degan ka nenvizuar se nje Iran i pajisur me bombe atomike do te perbente nje kercenim te madh per ekzistencen e Izraelit.
Gjithashtu, shefi i Mossad-it iu ka bere thirrje deputeteve qe te mos krijojne shume iluzione nga zhvillimet e mundshme te protestave te opozites ne Iran.
Top Channel