Mediu ne Mirdite: Zgjedhjet me standarte

16/06/2009 19:40

Pas Beratit, kryetari i Partise Republikane, Fatmir Mediu ka zgjedhur Mirditen per te prezantuar kandidatet e kesaj partie per zgjedhjet parlamentare.

Kreu i republikaneve, pasi shprehu bindjen se zgjedhjet do te jene te nje standarti te larte, theksoi se fitorja e te djathteve do te beje realitet futjen e Shqiperise ne BE.

“Votoni per PR, votoni numrin 16. Te vazhdojme si nje komb i vetem me nje te ardhme, sot ne NATO neser ne BE. Me voten tone ne kemi shanse per t’iu dhene femijeve dhe prinderve tane nje te ardhme”, ka deklaruar Mediu.

Ne fjalen e tij, Mediu pohoi se Partia Republikane vazhdon te kete si qellim zgjidhjen e ceshtjes se prones dhe ka premtuar se edhe gjate mandatit te dyte qeverises ajo do te jete zeri perfaqesues i ish-pronareve ne Parlament dhe qeveri.

Top Channel