Yzberisht, vritet me arme zjarri 48-vjecari

14/06/2009 20:20

Nje person ka mbetur i vrare ne Yzberisht te Tiranes, rreth ores 18:10, ndersa banoret e kesaj zone ndihen te shokuar nga menyra si ka ndodhur ekzekutimi.

Ramdan Dorzi, 48-vjec, eshte qelluar ne afersi me pistolete te tipit “TT”, nga nje person i cili eshte larguar menjehere nga vendi i ngjarjes.

Nje person ende i paidentifikuar e ka qelluar Dorzin dhe me pas ka hipur ne nje motociklete dhe eshte larguar pa u diktuar nga banoret e zones perreth.

Viktima nuk eshte i panjohur per policine e Tiranes. Nje vit me pare ai i shpetoi nje atentati ne fshatin Mezez, ku mbeten te vdekur dy persona, nje taksist dhe shoku i tij i ngushte.

Policia dyshon se vrasja eshte rrjedhoje e hakmarrjes, ndersa pret deshmine e familjareve per te cilet ajo mendon se mund te njohin vrasesin.

Top Channel