Tirane, hajdutet nuk kursejne as maternitetin

14/06/2009 10:15

Hajdutet nuk kane kursyer as nje arke me para, e cila ishte vene ne ambientet e maternitetit me qellim per te mbledhur te ardhura per grate ne nevoje.

Ajo ishte vene aty prej kohesh dhe kur njerezit kalonin dhe e ndjenin nje veprim te tille, hidhnin para brenda saj. Por, nje gje te tille nuk kane mundur ta bejne qe prej dy ditesh, pasi hajdutet e kishin thyer ate dhe kishin marre gjithe parate brenda saj.

Behet fjale per nje ngjarje te ndodhur ne bulevardin “Bajram Curri”, ne ambientet e maternitetit “Kico Glozheni”. Policia eshte njoftuar se aty eshte vjedhur me thyerje arka e qendres se gruas “Koncita”, ku kane marre 30 mije leke.

Uniformat blu kane bere menjehere kqyrjen e vendit te ngjarjes dhe jane munduar te fiksojne gjurme, por ende nuk e kane zbuluar autorin e vjedhjes.

Top Channel